Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogia e njohur e Historisë, Valentina Duka e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thekson se për Austro-Hungarinë, Ismail Qemali nuk ishte njeriu i duhur për të shpallur pavarësinë, pasi nuk e konsideronin njeri të tyren.
Duka:Austro-Hungaria nuk mendonte se duhet të ishte Ismail Qemali personi që mund të bashkonte elitën shqiptare për shpalljen e pavarësisë. Se mendonin se nuk e kishin njeriun e tyre. Kur Ismail Qemali shkoi në Stamboll dhe takimin e parë e bëri në konsullatën italiane, ata e panë me xhelozi që Qemali mund të ishte njeri i Italisë dhe jo njeriu i tyre dhe etiketuan Syrja bej Vlorën, kushëri i dytë i Ismail Qemalit. Vëllai i të cilit kishte qenë kryeministër për 5 vjet në Perandorinë Osmane. E donin Shqipërinë në mënyrë absolute. Austro-Hungaria mendonte se ishte personi i duhur të krijonte shtetin shqiptar dhe të ishte personi i Austro-Hungarisë. Filloi të lëvizë. Në kujtimet e tij, ai thotë se çfarë bëri në Durrës, në Shkodër dhe në takimet në ambasadën italiane dhe austro-hungareze, por nuk arriti të bashkonte elitën shqiptare, atë që arriti Ismail Qemali. Ismail Qemali lëvizi nga Stambolli të ndante idenë e pavarësisë me diasporën shqiptare të Bukureshtit, një nga diasporat më të rëndësishme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/duka-jo-ismail-qemalin-austro-hungaria-preferonte-nje-emer-tjeter-pavaresine