Report TV - Ballisti, grupimi "Tifozët Kuqezi" protestë përpara Kryeministrisë

Report TV 2017-07-29

Views 1

Vendimi i gjykatës kroate për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ka bërë që grupimi "Tifozët Kuqezi" të organizojë një protestë përpara Kryeministrisë.

Tifozët mbanin pankarta në duar "Nëse keni moral dhe dinjitet, ktheni heroin në shtëpinë e vet", "Ekstradimi i Morinës, tradhti e shtetit ndaj populli dhe veprës së tij", "Liri për Ballistin?, ndërsa nuk munguan as thirrjet ?Serb i mirë është serb i vdekur?.

Në këtë tubim merrte pjesë edhe vëllai i Ismail Morinës, Xhevair Morina i cili mbante në duar flamurin kroat, pasi është pikërisht gjykata kroate ajo që ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi.

Gjatë një prononcimi për Report Tv ai bëri sërish apel për lirimin e Ismail Morinës.

"Le të vijojnë negociatat për lirimin e vëllait tonë. Nëse ekstradohet në Serbi është një turp, është një kafshatë që nuk mund të kapërdihet. Ndërsa ne si familje do marrim masa shumë ekstreme. Jemi përpara një armiku shekullor të shqiptarëve dhe si të ekstradohet atje ai.

Në flamurin që ngriti në Beograd vendosi dy figurat tona historike kombëtare, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Jemi të lodhur fizikisht nga kjo, por jemi të fortë dhe do të bëjmë të pamundurën".

Share This Video


Download

  
Report form