Ora News - Minatorët paralajmërojnë protestë përpara Kryeministrisë për statusin

Ora News Lajme 2018-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Minatorët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët.Ded Marku, një nga hartuesit e draftligjit, thotë se miratimi ka mbetur peng për efekt të buxhetit dhe për këtë i bëjnë thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje.Projektligji parashikon marrjen e statusit për të gjithë ata punonjës të nëntokës që kanë punuar për më shumë se 10 vite.

Punonjësit e nëntokës do të protestojnë të mërkurën përpara Kryeministrisë për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë.

Ali Çaushi: Ne do kërkojmë miratimin automatikisht të statusit të minatorit nga qeveria se ka shkuar deri në qeveri dhe qeveria e ka bllokuar, mesa jemi të informuar.

Mark Gjergji: Nuk dihet përfundimi i protestës pasi edhe mund të zgjatet deri në sensibilizimin e qeverisë për miratimin përfundimtar të statusit të minatorëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/minatoret-paralajmerojne-proteste-perpara-kryeministrise-statusin

Share This Video


Download

  
Report form