Tifozët e Partizanit kanë nisur një protestë përpara ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), kundër dënimeve për të kuqtë.
Sipas tifozëve "guerrilas", FSHF u ka dhënë ndëshkime të pamerituara tifozëve dhe klubit të Partizanit.
Organizimi i tifozëve ka ardhur përmes rrjetit social Facebook.
Thirrja e "guerrilasve" në FB:
?Kunder dhunes, denimit e policise !
Kunder FSHF, mafies e trukimeve !
Kunder Dukes, Takajt e Gjicit e dallavereve !
Me pasionin, futbollin dhe garen e ndershme !
Me Ultras Guerrils, per Partizanin !
Neser , ora 15:30 PROTESTE masive perpara zyrave te FSHF, ju ftojme te gjitheve, se bashku per tiu kundervene gangrenes qe ka zene futbollin shqiptar", thuhet në njoftimin e faqes të Facebook të tifozëve ultras të Partizanit.