Pas dëgjesës publike të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u diskutua mbi rritjen e çmimit të ujit, Sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, tha se do të votojnë pro nëse plotësohen dy kushtet e vendosur prej tyre.
Ata kërkojnë që të ketë çmime të diferencuara për bizneset dhe qytetarët në nevojë, ndërsa propozimi i dytë lidhet me familjet që janë në skemë të ndihmës sociale.
?LSI, nuk do lejojë që të rrëndohet barra ekonomike e qytetarëve. Familjet me ndihmë ekonomike duhet të rimbursohen.
Dy propozimet tona janë kushtëzim për votën nesër. Tirana ka nevojë për ujë të pijshëm. Rritj e çmimit të mos rëndojë qytetarët në nevojë por oligarkinë. Ky është qëndrimi jonë, në parim ramë dakord që do hynë si propozime, kemi rënë dakord që vendimi të kalojë së bashku me opinione te e LSI. Pastaj është Enti Rregullatorë ai që merr vendimet?, tha Braimllari.