Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër qeverisë duke kërkuar që të rishikohet vendosja e akcizës për gazin e automjeteve. Për opozitën rritja e çmimit të gazit do prekte edhe qytetarët .Gjatë raportimit në komisionin e Veprimtarive ministri i Mjedisit Lefter Koka kërkoi më shumë fonde për mjedisin.
Lëvizja Socialite për Integrim ka kërkuar të rishikohet vendosja e akcizës për gazin e automjeteve çka pritet të rrisë çmimin me rreth 13 lekë për litër.Gjatë raportimit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese për buxhetin e vitit 2017 Ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se duhet nxitur përdorimi i gazit pasi ul ndotjen në ambient.
Koka: Do të kërkoja që ta paktën ky zë në paketën fiskale të rishihet, nuk po them të subvecionohet por nuk mund ti vendoset akcizë, sepse janë rreth 3% e automjeteve që përdorin gazin e lënkshëm dhe nuk besoj se prish ekulibra. Une besoj se kjo nuk duhet dekurajuar, por inkurajuar.
Opozita ngriti si shqetësim faktin se vendosja e kësaj akcize do të prekë në masë edhe qytetarët që e përdorin atë për ngrohje dhe gatim.
Bushati: Si mund të bëhet ndarja midis akcizës për gaz auto dhe gaz për familjarë kur shumica e familjarëve shkojnë e mbushin ato bombulat që përdoren për ngrohje në pikat ku mbushen edhe makinat.
Kreu i Mjedisit u shpreh i pakënaqur me fondin prej 3.2 miliardë lekësh i përcaktuar për këtë ministri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/cmimi-i-gazit-per-automjetet-lsi-kunder-qeverise-per-vendosjen-e-akcizes/