SARANDË- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrjetin elektrik pranë një këndi lojërash në Sarandë.
Në momentin e shpërthimit në vendin e ngjarjes ndodheshin dhjetëra fëmijë, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje në kohë rekord, i ndihmuar edhe nga një motorçiklete e policisë rrugore, e cila ka ndihmuar për hapjen e rrugës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi në rrjetin elektrik.