Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të nënstacionit elektrik të Fushë-Krujës. Ndërhyrja e operatorit të turnit të natës ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Zjarri ka rënë në linjën e tensionit 6000 volt e cila ka lëshuar shkëndija, pasi më herët ka shkaktuar defekt.
Operatori ka ndërprerë për rreth 40 minuta energjinë elektrike të të gjitha linjave që furnizohen nga ky nënstacion, për të shmangur dëmtime në rrjet.r