Maqedoni, kopshti “Bleta” i paregjistruar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas publikimit të nje videoje dhe fotove, ku shiheshin fëmijët e nje kopshti privat ne Maqedoni duke u falur, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nisi hetimet. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se kopshti ?Bleta? nuk figuron i regjistruar. Lajmin e konfirmoi Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve. ?Kopshti Bleta nuk është gjetur. Hetimet e inspektoratit kanë arritur në përfundimin që një kopshti tillë nuk ekziston, pavarësisht informacioneve. Ai kopsht nuk është askund i regjistruar. Por kjo nuk do të thotë se inspektorati nuk do të hetojë edhe më tej, me qëllim parandalimin e një veprimi të tillë të jashtëligjshëm?. Ndërsa në në videon e cila u hoq nga faqja e kopshtit, shiheshin te grumbulluar fëmijët rreth nje objekti qe imitonte Qaben. Neni 228 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Maqedoni, parashikon gjoba 500-1000 euro për persona fizik ose juridik qe detyrojnë te vegjlit te marrin pjese ne aktivitete fetare.

Share This Video


Download

  
Report form