Zgjedhjet në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-11

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv

Maqedonia votoi ketë te diel per te zgjedhur parlamentin e ri te vendit, ndërsa votimet shihen si teper te rëndësishme per integrimin euro-atlantik. 11 parti dhe koalicione, mes te cilave edhe shqiptare. jane përfshire ne garën per 123 ligjvënësit. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së e, LSDM-së ne kampin maqedonas e BDI-së, PDSH-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët nder forcat shqiptare. Pasi votoi, kreu i BDI, Ali Ahmeti apeloi per një proces te qete. BDI ka hedhur poshtë disa informacione ne media per arrestime te aktivisteve te saj per prishje te qetësisë ne qendrat e votimit, duke theksuar se kjo parti eshte e përkushtuar per zgjedhje demokratike. Ndërsa kryetari i PDSH, Menduh Thaçi denoncoi problemet me dhjetëra zgjedhës qe sipas tij, nuk jane lejuar te votojnë. Ish-kryeministri Gruevski, lider i VMRO-DPMNE qe ka qeverisur vendin per thuajse nje dekade, deklaroi se qytetaret kane shansin te përdorin vullnetin e tyre qe te zgjedhin qeverinë e re dhe beson se zgjedhjet do te jene demokratike. Ndërsa rivali i tij socialdemokrat beson ne nje te ardhme te re per vendin.

Zoran Zaev: Sot eshte nje dite historike per qytetaret e Maqedonisë dhe per vendin tone. Sot është dita per te zgjedhur nje jete te re, nje te ardhme te re per vendin. Kjo është dita kur ne zgjedhim nje Maqedoni te unifikuar, hapi i pare është shprehja e lire e vullnetit te popullit. Shpresoj qe kjo do te ndodhe sot.

Procesi i votimit është shoqëruar me disa parregullsi. Sipas Ministrisë se Brendshme Maqedonase disa persona janë ndaluar duke blere vota, ndërsa nje tjetër per shkak te fotografimit te votës me celular. Denoncime per ryshfet jane bere ne kryeqytetin Shkup dhe ne Prilep. Probleme ka pasur me listat zgjedhore, ku shume njerëz nuk kane mundur te votojnë, ndërsa është votuar ne te tjera raste ne emër te personave te vdekur, jane vërejtur raste te votimit familjar, apo frikësim i votuesve.

Share This Video


Download

  
Report form