Zgjedhjet në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 1,8 milionë zgjedhës po votojnë ketë te diel ne Maqedoni, ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur qe prej orës 07.00 te mëngjesit per te vendosur per 123 ligjvënësit nga 11 parti politike dhe koalicione, mes te cilave edhe shqiptare. Beteja kryesore zhvillohet mes VMRO DPMNE-së e, LSDM-së ne kampin maqedonase e, BDI-së, PDSH-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët nga pala shqiptare. Kreu i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti apeloi qe zgjedhjet te zhvillohen te qeta. BDI ka hedhur poshtë disa informacione ne media per arrestime te aktivisteve te saj per prishje te qetësisë ne qendrat e votimit, duke theksuar se kjo parti është e përkushtuar per zgjedhje demokratike. Ndërsa kryetari i PDSH, Menduh Thaçi denoncoi problemet me dhjetëra zgjedhës qe sipas tij, nuk janë lejuar te votojnë. Per kryetarin e Lëvizja per Reforma-PDSH, pjese e koalicionit ?Aleanca per Shqiptaret?, zgjedhësit duhet te shprehin vullnetin e tyre pa presion. Rreth 5 mije vëzhgues vendore dhe te huaj po monitorojnë zgjedhjet, qe pritet te nxjerrin vendin nga kriza dyvjeçare, qe pasoi skandalin e përgjimeve. Sipas Ministrisë se Brendshme maqedonase disa persona jane arrestuar duke blere vota, ndërsa nje tjetër per shkak te fotografimit te votës me celular. Denoncime per ryshfet janë bere ne kryeqytetin Shkup dhe ne Prilep. Qendrat e votimit do te qëndrojnë te hapura deri ne orën 19.00, ndërsa rezultatet e para priten rreth mesnatës. Këto zgjedhje konsiderohen teper te rëndësishme nga BE per rrugën e integrimit euro-atlantik te Maqedonisë.

Share This Video


Download

  
Report form