Ora News - “Vollga”, ish-regjistruesi i Hipotekës tregon takimin me Shullazin

Ora News Lajme 2017-07-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeregjistruesi i Durrësit Jurgis Çyrbja ka qenë dëshmitari i radhës i Prokurorisë që ka dhënë deklarimet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të bandës.
Ai ka sqaruar në seancë takimet që kishte patur me të pandehurin Emiljano Shullazin në kohën kur ishte drejtues i kësaj zyre në Durrës.
Takimi ishte bërë në Shijak, afër shtëpisë së Çyrbjas dhe së bashku me Shullazin kishte qenë edhe biznesmeni Ylvi Beqaj. Sipas ish-kryeregjistruesit, ishte Beqaj ai që kishte kërkuar të takoheshin për të diskutuar në lidhje me regjistrimin e ish-hotel Vollgës.
Ish-kryregjistruesi tha se nuk kishte patur kërcënime nga Shullazi ndërsa interesim për regjistrimin e Vollgës kishte patur edhe nga i pandehuri tjetër Gilmando Dani.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-ndaj-shullazit-avokati-fana-ligji-nuk-ma-lejon-te-deshmoj/

Share This Video


Download

  
Report form