Dëshmia për hotel “Vollgën” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, i cili më herët ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi fitoi 20% të pronësinë së ?Hotel Vollgës?, ndryshoi deponimet në seancën gjyqësore.I thirrur si dëshmitar i organit të akuzës, Çyrbja ka mohuar se është kërcënuar për shkak të detyrës nga një biznesmen.Këtë situatë e sqaroi prokurorja e çështjes Elisabeta Ymeri.Sipas saj, ish-drejtori i Hipotekës kishte deklaruar se ishte kërcënuar nëpërmjet një SMS-je, të dërguar nga biznesmeni.Përmbajtja e mesazhit sipas prokurores ishte se Çyrbja kishte gabuar duke e regjistruar ?Hotel Vollgën? në emër të Shullazit, gabim i cili, mund ti kushtonte jetën.Në këto kushte, Deputeti i PS, duke ndryshuar thëniet, mund të akuzohet për dëshmi të rreme nga Prokuroria.Për të njëjtën çështje, këtë martë te Krimet e Rënda ishin thirrur për të dhënë dëshminë e tyre edhe dy noterët nga Durrësi, ish-zv drejtori i përgjithshëm i Hipotekës dhe Avokati Neshat Fana.Ata deklaruan se kanë zbatuar vetëm ligjin dhe se gjithçka mund të gjendet fare lehtë në dokumentet e sekuestruara nga Prokuroria.Ndërkohë Gjykata nuk është shprehur ende me një qëndrim nëse do të jetë apo jo i pranishëm si dëshmitari i kërkuar nga prokuroria, edhe ish kreu i hipotekës, Ilirjan Muho.

Share This Video


Download

  
Report form