Shullazi, dëshmia për Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve te Renda ka thirrur te hënën Emiljano Shullazin, per te dhëne shpjegime ne lidhje me akuzën per kërcënimin e kryetarit te Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Hetimi ka nisur pas kallëzimit te depozituar ne organin e akuzës nga deputetja Voltana Ademi, se cilës i është përcjellë edhe mesazhi për kryetarin e Partisë Demokratike. Krahas deputetes Ademi, e cila ka dhëne shpjegime qe ne momentin qe ka dorëzuar kallëzimin, grupi i hetuesve ka marre ne pyetje persona te tjerë qe janë ndodhur ne moment ne vendin e ngjarjes si dhe kane sekuestruar edhe kamerat e sigurisë se lokalit ku Ademi është ndeshur me Shullazin. Ngjarja ka ndodhur ne 9 janar sapo ky i fundit është lëne i lire nga Prokuroria, pas atentatit ne Qafe -Kashar, gjë qe ngjalli reagimin e Partisë Demokratike. Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme, tha se Shullazi ka dale nga një lokal dhe i ka prere rrugën deputetes, Voltana Ademi, te cilës i ka kërkuar t?i çoje mesazh kryetarit Lulzim Basha qe t?i japë fund sulmit ndaj tij. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ndaj kryetarit demokrat, janë shtuar masat e sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form