Përcaktohet grupi i prokurorëve për dosjen “Shullazi” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-21

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pasi kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve pasi refuzuan të merrnin në dorëzim procesin e Emiljano Shullazit, ngërci për gjyqin është zgjidhur.Vetë kryeprokurorja e krimeve të rënda Donika Prela dhe Gentian Osmani do të lexojnë pretencën më 25 shtator për Emiliano Shullazin,  dhe shokët e tij Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.Një ditë më parë, prokurorët Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi dhe Blerim Tominaj iu nënshtruan hetimin disiplinor pas zvarritrjes  se dosjes "Shullazi".Ndërkohë, prokurorja e përgjithshme  Arta Marku vendosi që prokurori Olsian Çela, të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Pogradecit.Nuk dihet se si do të procedohet me dosjet e rëndësishme, sic është e ajo e ish ministrit Saimir tahiri, e cila deri më tani është ndjekur nga Besim Hajdarmataj.

Share This Video


Download

  
Report form