Zjarret, helikopterë për shuarjen e flakëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-13

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka kaluar sërish një ditë në beteje me flakët që mbuluan sipërfaqe të shumta me pyje. Emergjencat civile bënë të ditur se në 24 orët e fundit ishin aktive 13 vatra. Për shkak të terrenit tepër të vështirë në shumë zona të vendit është dashur ndërhyja e helikopterit.Ne fshatin Vloçisht të Korçës, zjarri që përfshiu disa shkurre, ra pranë varrezave të fshatit, duke rrezikuar edhe pesë banesa. Forcat zjarrfikësve ndërhynë, duke shuar në kohë flaket. Sipas policisë, zjarri ka qenë i qëllimshëm.Edhe në fshatin Zaroshkë në Pustec, si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 hektare me shkurre, dushk dhe pisha. Ndërsa pranë doganës Qafë Thanë si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.Zjarri i rënë gjatë mbrëmjes në Torovicë të Lezhës rrezikoi disa banesa përreth, por derisa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e tij. Ndërsa në Fier, në Ardenicë, u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe 5 rrënjë ulliri.

Share This Video


Download

  
Report form