Ora News – “Zbarkojnë” skandinavët, prenotime masive nga turistë të huaj në bregdet

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit e huaj duket se nuk janë më të rastëssishëm në bregdetin e Durrësit. Pjesa më e madhe e hoteleve të vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në malin e Robit janë mbushur ose presin të mbushen nga prenotimet, me turistë që vijnë nga vendet skandinave e ato të Europës Lindore. Vetë turistët pohojnë se Shqipëria është një vend i bukur dhe me çmime të lira.
Durrësi dyndet nga pushuesit e huaj, kryesisht nga vendet skandinave dhe ato të Europës Lindore.
Pjesa dërmuese e hoteleve të ngritura përgjatë vijës bregdetare nga ura e Dajlanit deri në malin e Robit janë të prenontuar nga pushuesit e huaj, të cilët mbërrijnë me anë të agjencive turistike, por edhe me pronontime familjare e personale.
Leonard Kadrimi, menaxheri i njërit prej këtyre hoteleve konfirmon fluksin, ndërsa thotë se pushuesit janë shumë të kënaqur me ate çka ofron bregdeti, por interesohen edhe për vlerat historiko-kulturore të qytetit të Durrësit.
Leonard Kadrimi: Kemi më shumë prurje turistësh nga Europa Lindore, kryesisht nga vendet e Polonisë, Sllovakisë, Norvegjisë por edhe nga Rusia. Nuk mungojnë dhe fqinjët tanë Greqi, Itali, dhe vendet e Ballkanit si Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Jemi të kënaqur, besoj se një fillim i mbarë për të parë pastaj dhe muajin gusht sesi do të ecë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbarkojne-skandinavet-prenotime-masive-nga-turiste-te-huaj-ne-bregdet/

Share This Video


Download

  
Report form