Ora News – Tiranë, kapen duke shkëmbyer makinat me drogë, tre në pranga

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar ?Kalaja?. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë sekuestruar edhe një sasi prej 50 kg kanabis, e cila do shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.
Në pranga u vunë shtetasit:
? Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.
? Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.
? Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
?Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë ? Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz. Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa?, sqaron policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-tre-shperndares-droge-ne-tirane-sekuestrohen-50-kg-kanabis/

Share This Video


Download

  
Report form