?Partia Demokratike ka dalë jashtë shinave. Përgjegjës është ekipi që drejtoi fushatën, ndërsa rezultati negativ në Durrës erdhi si pasojë e luftës së fortë të brendshme të sponsorizuar nga qendra?.
Kështu shprehet ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa në një intervistë për Report Tv pas akuzave të fundit në drejtim të lidershipit të djathtë.
Ai thotë se PD e mbajtën gjallë idealistët, pasi tregtarët tentuan që ta groposnin. ?Ka disa opsione për humbjen.
Rezultati tregoi se PD nuk vdes, e mbajtën gjallë idealistët dhe tentuan ta groposin tregtarët. Në rast humbjesh faji i takon anonimit. PD ka kohë që ka dalë jashtë shinave ideologjike, politike dhe programore.
Përgjegjës është ekipi që drejtoi fushatën, tregoi që programi nuk gjeti misionarët e duhur të mishërohej nga qytetarët? deklaroi ai.
Duke folur për humbjen në Durrës, ai thekson se ka qenë ?viktimë? e përplasjeve dhe luftës së brendshme të sponsorizuar nga qendra.
?Humbja kërkon një kohë të gjatë për të analizuar shkaktarët, por PD është një aset kombëtar.