DURRES-Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur banorët e lagjes nr. 15 në Porto Romano gjatë natës.
Shpërthimi është shkaktuar nga një bombë artizanale e vendosur në lokalin e Fetah Matajt në katin e parë, ndërsa banesa e tij është tre katëshe.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pas ngjarjes është lajmëruar policia që ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur njeri brenda.
Policia po heton në disa pista të vjetra për të cilat Mataj ka qenë dënuar, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit, që mund të ketë sjellë edhe ngjarjen.
Gjithashtu po hetohet edhe pista e konflikteve të mundshme të prindërve të tij me fqinjët.
35 vjeçari është ish-punonjës i bashkisë, ndërsa rezulton i arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie, vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu, pasi kreu dënimin.