Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm në përdorimin e ujit të pijshëm në këto ditë thatësire, si dhe ta kursejnë atë.
Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për përmirësimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në Shkozë, Veliaj u shpreh se banorët e Tiranës duhet të bëjnë kujdes me ujin e pijshëm, pasi moti shumë i nxehtë dhe i thatë ka sjellë probleme në furnizimin me ujë.