Gjatë një vizite në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës ?Hoxha Tahsim?, e cila pritet të jetë gati në shtator, Veliaj ka theksuar se fokusi duhet të jetë te puna pasi ata që kërkojnë qeveri teknike, nuk bënë gjë për Tiranën.
?Për të gjithë ata që sot kërkojnë qeveri teknike apo pushtet në tavolinë duhet të kujtojnë që deri dje e kishin Tiranën, mund t?i kishin bërë të gjithë këto shkolla, të gjitha këto punë. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mos humbasim më kohë, mos merremi më me llogje dhe me fjalë, të fokusohemi te puna. Kush sot angazhohet në jetë publike e ka pas edhe shansin të tregojë çfarë pune di të bëjë. Ndaj unë besoj se njerëzit gjithmonë e më shumë, edhe në datën 18 qershor, por edhe në bisedat e përgjithshme, po vlerësojnë më shumë punën, një qeveri dhe një bashki që është e fokusuar te puna, sesa llogjet, çadrat edhe fjalët që s?kanë fund e as bereqet?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në kantierin e punës për ndërtimin e shkollës dhe shprehu besimin se me këtë ritëm do të mbahet premtimi për ta hapur në Shtator.