Report TV - Anëtari i Kryesisë së PD: Ministrat teknikë duhet të tërhiqen

Report TV 2017-07-10

Views 0

TIRANE-?Ministrat teknikë duhet të tërhiqen?.

Kështu u shpreh sot nga studio e Report Tv, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

?Nga pikëpamja kushtetuese ata kanë mandatin deri në krijimin e qeverisë së re. Kjo është normale, por nga pikëpamja politike, ky është gjykimi im personal, me këtë situatë që ndodhi zotërinjtë ministra duhet të tërhiqen dhe të mos jenë më pjesë e një marrëveshje që rezultoi me defektet e saj dhe nuk favorizoi PD dhe mirë do të ishte të tërhiqen. Por nga ana juridike ata janë në rregull dhe presin mandatimin e qeverisë së re?, tha Çollaku.

Në intervistën në studion e lajmeve të Report Tv, ku u pyet mbi situatën më të fundit në PD ku shume demokratë kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Çollaku vlerëson se debatet e lindura aktualisht janë një shthurje.
?Është një shthurje nga ana e të gjitha palëve. Ka pasur një peticion, ka kundërpërgjigje, është bërë si një kor militantësh. Është një situatë e papërgjegjshme, pavarësisht se kush është fituesi, sepse këto nuk janë beteja, por janë shthurje?.

Çollaku tha se nuk ka firmosur asnjë peticion dhe se ka kërkuar me insistim mbledhjen e Kryesisë së PD për të bërë analizën e humbjes.

Share This Video


Download

  
Report form