Ministrat teknikë të PD firmosin dorëheqjet

RTV KLAN 2017-08-16

Views 2

6 ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe zëvendëskryeministrja Ledina Mandia kanë bërë gati dorëheqjet të cilat pritet t?i zyrtarizojnë të enjten. Ata u kanë deleguar kompetencat zëvendësministrave politikë pranë dikastereve. Burime të Klan konfirmuan se akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për standardin e zgjedhjeve.

Sipas të njëjtave burime ky raport ka renditur një sërë shkeljesh të konstatuara gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit. Në raport thuhet se në zgjedhje janë angazhuar grupe te njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike, kryesisht në Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër.

Akuza bëhen për policinë e shtetit që konsiderohet jo efektive ne parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor ndërsa shitblerja e votës vlerësohet si fenomen i përhapur.

Raporti thotë se punonjës të nivelit të lartë të administratës dhe punonjës të policisë u përfshinë në shitblerjen e votës. Sipas ministrave teknikë drejtori i përgjithshëm i policisë nuk largoi punonjësit që bashkëpunojnë me elementë kriminale.

Sipas të njëjtave burime, raporti thotë se janë dërguar në prokurori rreth 110 të dyshuar për kryerje të veprave penale në zgjedhje. Në fund ministrat teknikë japin edhe rekomandime sipas të cilave opozita duhet të përfshihet në qeveri vitin e fundit të mandatit të çdo qeverie 3-deri në 6 muaj para zgjedhjeve.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form