Report TV - Betohen në Presidencë ministrat teknikë, nesër nisin detyrën

Report TV 2017-07-07

Views 4

Qeveria zyrtarisht me ministra të rinj.

Pas dekretimit dhe votimit në Kuvend, 6 ministrat teknikë dhe zv. Kryeministri kanë mbërritur rreth orës 21:00 në ambientet e Presidencës ku dhe kanë bërë betimin.

Ledina Mandia, Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino, Arben Beqiri dhe Xhuljeta Kërtusha do të nisin nesër detyrën ku do jenë pjesë e kabinetit të qeverisë Rama deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Lista me ministrat teknikë u propozua nga opozita ditën e djeshme dhe ishte pjesë e marrëveshjes Rama- Basha, e cila i mundësoi partive opozitare pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, daljen nga çadra, si dhe shtyrjen e zgjedhjeve me 7 ditë.

Share This Video


Download

  
Report form