Mediat ndërkombëtare: PS fiton zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat ndërkombëtare po e ndjekin me kujdes procesin e zgjedhjeve në vend. Por, sipas Exit poll të realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me një marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistët duhet të marrin diku tek 49% të votave, çka i siguron më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament.Antonio Noto, ekspert i saj tha për ?Reuters? se PS mund të ketë fituar mbi 71 vende, por ky është ende një opinion dhe jo një fakt.Nëse exit poll-et janë të sakta, Partia Socialiste këtë mandat qeveris e vetme, thotë Euronews. PD, sipas tij, duhet të marre diku tek 34%. Që prej fundit të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shënjuar nga manipulimet, dhuna, kontestimi i rezultatit dhe rivalitete të hidhura që mbërrijnë deri në urrejtje.Agjencia e lajmeve DPA vëren se PS është me gjasë fituesja e këtyre zgjedhjeve dhe sipas saj, mund të dalë fituese me deri në 79 mandate. Nëse prognozat verifikohen, shkruan ajo, socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Rama gjatë fushatës.Al Jazeera, shkruan se votuesit shqiptarë janë të etur të shohin zgjedhja të lira e të drejta. Televizioni satelitor i Katarit citon një votues të pohojë se votën e tij e kishte dhënë për Edi Ramën, me pretendimin se e sheh dorën e tij në çdo cep të vendit, por më e rëndësishmja është se kryeministri ka tentuar të vendosë sundimin e ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form