http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E majta fiton zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Koalicioni Aleanca per Shqipërinë Europiane ka siguruar fitoren ne pjesën me te madhe te bashkive te vendit, ndërkohe qe vijon procesi i numërimit te votave ne disa te tjera. Sipas rezultateve te deritanishme, kandidatet e se majtes kane marre 36 bashki, përballë 14 bashkive qe kane fituar rivalet e koalicionit te djathte Aleanca Popullore per Pune dhe Dinjitet. Bie ne sy fitorja e thelle veçanërisht ne bashki te rëndësishme si ajo e Vlores, Fierit, Korçës apo Elbasanit, ku kandidatet e majte kane pasur nje diference prej mbi 10 mije votash. Koalicioni i majte ka fituar edhe ne Sarande, Gjirokastër, Lushnje, Himare, Kurbin, Shijak. Megjithatë, keto zgjedhje nuk kane përmbushur sa duhet pritshmërite e forcës politike brenda koalicionit te majte, LSI qe ka humbur Bashkitë e Lezhës, Pogradecit, apo Selenicës. Nderkohe e djathta ka fituar Kukesin, Matin, Mallakastren, Tropojën e Klosin. Procesi i numërimit te votave vijon ne Bashkitë e Tiranës e Durrësit, ku kryesojnë kandidatet e se majtës me nje diference te konsiderueshme, ndërsa ne garën per Bashkinë e Shkodrës kryeson e djathta.