Nis ndërtimi i tri rrugëve të reja në Pezë

RTV KLAN 2017-07-10

Views 0

Në dy vitet e ardhshme, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për ndërtimin e tre rrugëve të reja në zonën e Pezës, të cilat do të lehtësojnë komunikimin dhe shkëmbimin e mallrave të banorëve të kësaj zone me tregjet në kryeqytet.

Tri rrugë të reja kanë nisur të ndërtohen në zonën e Pezës. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Veliaj, i cili premtoi se pjesa e mbetur e mandatit të tij do të kenë në fokus infrastrukturën rurale.

?Është shumë mirë që kemi sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, por jo të gjithë njerëzit jetojnë në shesh apo në pazar. Njerëzit rrinë në shtëpi, në lagje, në fshat, ndaj kemi bërë një bashkëpunim fantastik me Aldrinin: Unë kam marrë përsipër gjithë fshatrat e ish-komunës në krahun majtë, ai ka marrë përsipër të gjithë ato në krahun e djathtë, që të sigurohemi që, ashtu si Edi Rama nuk i ndan njerëzit në të majtë e në të djathtë, por punon me fokus për t?u shërbyer të gjithëve, ashtu edhe unë e Aldrini jemi bërë partnerë, që të sigurohemi që, si në të majtë e në të djathtë të rrugës, apo si në krah të majtë e të djathtë të politikës, qytetarëve t?u shërbejmë të gjithëve njësoj?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form