Investimi i Bashkisë Tiranë - Nis ndërtimi i katër rrugëve të Ndroqit, lehtëson banorët

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe urës së Mënikut, Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e rrugëve të brendshme të fshatit Ndroq.
Investimi lehtëson jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por do të afrojë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës në tregjet e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për ndërtimin e katër rrugëve të reja dhe theksoi se investimet do të shtrihen në nivel kapilar në çdo zonë të kryeqytetit.
?Filluam fillimisht me ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit, pastaj vijuam me disa investime bazë, për të lidhur komunitetet me njëri-tjetrin në dy anët e lumit, si ura e Mënikut, të cilën shumë shpejt do e hapim për qytetarët. Tani jemi futur në nivel kapilar në katër ?damarët? kryesorë të Ndroqit. Katër damarë që janë rrugë dhe përfaqësojnë katër lagje, që besoj në fund të kësaj vere do të shijojnë frytet e këtij investimi?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-kater-rrugeve-te-ndroqit-lehteson-banoret/

Share This Video


Download

  
Report form