Pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit thellohet akoma më shumë përplasja mes PS dhe LSI.
LSI me emra konkretë denoncoi se PS po blen vota në Vorë, ndërsa akuzoi se një gjë e tillë bëhet me përkrahjen e ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Kryetari i PS-së për qarkun e Tiranës u përgjigj ?flakë për flakë? duke akuzuar fort Ilir Metën, ndërsa Monika Kryemadhi disa minuta më vonë përmes një statusi në Facebook ironizoi ish-ministrin Tahiri me këngën e Dr.Florit, "Mos pi mall, bëj palestër".
LSI: Saimir Tahiri po blenë vota në Vorë
Kandidatja e LSI për qarkun e Tiranës, Eriona Bixha përmes një deklarate ka denoncuar shit-blerjen e votës në Vorë duke akuzuar PS dhe persona të tjerë se në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.