Report TV - PD dhe LSI-Metës: Deklasifiko diskutimet për drogën në Këshill

Report TV 2018-05-08

Views 0

Partia Demokratike dhe LSI i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016 për kanabisin.
Letra është firmosur nga 7 deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI; Flamur Noka, Myslim Murrizi, Endrit Brahimllari, Isuf Çelaj, Ervin Salianji dhe Xhemal Gjunkshi dhe Luan Rama.

Deputetët i kërkojnë Presidentit Meta që të de-klasifikohet dhe të publikohet diskutimi që është bërë për kanabisin në atë mbledhje.

Në këtë mbledhje është raportuar për situatën e kanabisit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Tahiri, që sot është i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në dosjen ?Habilaj?.

Në atë kohë mbledhja u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa deputetët e PD pohojnë se janë dhënë detaje për implikimin e zyrtarëve të policisë së shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form