Marjola Moçka sjell ndryshe mollën e Adamit e Evës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mariola Moçka është një nga studentet më të mira të Universitetit të Arteve. Studion për pikturë dhe në ekspozitën e fundit të vitit akademik bie në sy për një pikturë ndryshe, nisur nga forma e saj.Nuk është një telajo katrore dhe nuk e gjejmë në mur. Pedagogët e saj e njëkohësisht edhe kuratorët e ekspozitës e kanë vendosur në mes të dhomës kryesore të galerisë.Një temë nuk është asnjëherë interesante për një studente arti. Askush nuk do t?i nënshtrohet rregullave, por edhe kjo nuk e shqetëson Mariolën. Prezantimi ndryshe nga studentët e tjerë që kanë përcjellë portrete e bën të veçantë.Këtë vajzë nuk e shqetëson as kriza e artit apo fakti që në vendin tonë artistët nuk vlerësohen dhe se punët e tyre janë vetëm për të mbijetuar.E ata që mendojnë se do të bëhen të pasur apo do të jetojnë mirë përmes artit janë pak. Dhe kjo kuptohet nëse kalon vetëm pak orë pranë këtyre studentëve.

Share This Video


Download

  
Report form