http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo njihet për pastërtinë e zërit dhe korrektësinë me notat muzikore. Për herë të parë, artistja greke Kleoniki Demiri ka performuar edhe në Tiranë. Në koncertin e së martës mbrëma, ajo solli magjinë e këngëve të vjetra e tradicionale greke.?Jam në Tiranë për herë të parë e në fakt më kanë pritur shumë mirë, që kur shkela tokën shqiptare. u habita se sa shumë shqiptarë e flisnin greqishten, e nuk e kam ndier veten larg vendit tim. Kjo atmosferë e ngrohtë më shoqëroi edhe gjatë koncertit, teksa kuptoja se si duartrokitjet ndiqnin ritmin e këngëve të njohura për ta. E prisja këtë pozitivistet që kur pranova ftesë, që ishte për një qëllim të mirë, por atmosfera që më rrethoi ishte edhe më e ngrohtë?.Koncerti kishte një mision: Të dhuronte një buzëqeshje më shumë për fëmijët që vitet e para të jetës i kalojnë mes pamundësisë për ushqim e lodra. Programi që solli kompozimet më të bukura greke, ishte përzgjedhur nga vetë ambasadorja greke.?Faleminderit që jeni sot këtu, për një kauzë të tillë. doja të jepja një mesazh dhe zgjodha ta bëj përmes artit. nëse shihni ndonjë nga këto kutitë në markete e institucione, lutem të hidhni disa qindarka për buzëqeshjen e një fëmije?.Magjia e valsit dhe serenatave të vjetra greke u duartrokit nga personalitete të politikës dhe artit që u bënë pjesë e këtij koncerti. Përtej kontributit me biletat e koncertit, ata shtuan në kutitë e bamirësisë edhe më shumë para, për ti kthyer buzëqeshjen familjeve të varfra shqiptare.