BERAT-LSI ka mbyllur fushatën në qytetin e Beratit, ndërsa ish-kryetari dhe aktualisht Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i ka bërë thirrje policisë që të mos marrë porosi për të bërë presione tek votuesit për të shkrirë LSI, pasi nuk do të ketë asnjë mëshirë, ndërsa 'thumboi' Ramën.
?I bëj thirrje drejtorit të policisë këtu dhe atyre që kanë marrë porosi për të shkrirë LSI, thirrini mendjes dhe mos merrni porosi nga një njeri që jo vetëm policia po as mjekësia nuk i bën dot derman.