Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste për katër vitet e ardhshme në Gramsh dhe Elbasan. Shqipëria e gjeneratës tjetër, u shpreh Rama, kalon përmes votës së qytetarëve në 25 qershor. Ai nuk la pa thumbuar aletatët në qeveri kur tha se reformat i votuan për të qëndruar te tepsia.
Edi Rama e pati të menjëhershme përgjigjen ndaj LSI-së kur tha se i votoi reformat për të qëndruat te tepsia e pushtetit. Nga Elbasani Rama u tha qytetarëve se në 44 muaj u hodhën themelet e shtetit demokratik. Kryeministri foli për një Shqipëri të gjeneratës tjetër pas zgjedhjeve, por që të ndodhë kjo PS duhet të marrë e vetme drejtimin, ndërsa ironizoi programin ekonomik të PD-së.
Rama: Më vjen si njeri shumë keq, që aleatët tanë kanë dalë nga binarët e arsyes. Cirren, bërtasin, kërcënojnë dhe në vend se të jenë krenarë për reformat që ne kemi bërë, sulmojnë cdo reformë. Gjë që të bën të mendosh se reformat i kanë votuar, as se i kanë dashur, as se i kanë kuptuar, po vetëm vetëm se kanë dashur të rrinë aty për tepsinë e pushtetit.
Ndërkohë në Gramsh, Kryeministri tha se në 25 qershor kanë mundësinë më të të mirë, që nëpërmjet votës, të marrin në dorë fatet e vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-lsi-votoi-reformat-per-te-qendruar-te-tepsia/