Ora News – Rama: Me të tjerë në prehër, reformat të vështira për tu realizuar

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Fieri ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat socialiste, kryeministri Edi Rama tha se 25 qershori duhet të jetë data e vendimmarjes historike. Për të vijuar reformat shtetformuese u shpreh ai, vota e qytetarëve duhet të jetë për Partinë Socialiste.
25 qershori për Kryeministrin Edi Rama duhet të jetë dita e vendimmarrjes historike. Ai u kërkoi votën qytetarëve të Fierit për të vijuar reformat, por shtoi se me forca të tjera politike në prehër rruga e këtyre reformave do të jetë e vështirë.
Rama: Vetëm duke zgjedhur PS, timoni i reformave ëdhtë në duar të sigurta, nëse pastaj na vini njerëz në prehër që ti japim makinën me lloj-lloj duarsh atëherë rruga është më e vështirë. Ne nuk duam më që kur shohim padrejtësi të ndjehemi të pafuqishëm, se këtë nuk e kemi ne, se atë tjetrën nuk e kemi ne, se këtu nuk është përgjegjësia jonë.
Rama përsëriti se me marrëveshjen zgjedhjet nuk do të kontestohen, dhe se pas përfundimit të tyre Shqipëria do të kërkojë njëzëri hapjen e negociatave me BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-te-tjere-ne-preher-reformat-te-veshtira-per-tu-realizuar/

Share This Video


Download

  
Report form