Ora News – Rama: LSI kërkonte drejtori për të votuar reformat e rëndësishme

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edi Rama vijoi me akuzat ndaj LSI, ku tha Reçi i Malësisë së Madhe tha se kërcënonte me mosvotimin e reformave në rast se nuk i jepeshin drejtoritë që kërkonte.
Kryeministri tha se ishte i detyruar t?i pranonte për shkak të rëndësisë së reformave, ndërsa e quajti të pakuptimtë faktin se përse mbrohen disa eksponentë të LSI-së.
Rama: Nuk e kuptoj pse dalin e mbrohen. Nuk i kam përmendur me emra. Votë për një reformë shumë të rëndësishme, vjen tjetri e të thotë; dua këto tre drejtori këtu, s?më dhe 10 pastruse mor burre. Beteja tjetër është administrata. Nuk i kuptoj pse janë mërzitë aleatët. Janë mërzitë në një fare feje që kanë dalë fare nga kontrolli. Si mundet ne të vazhdojmë kështu për 27 vjet. Me zgjedhjet ku shkojmë tek njerëzit që u themi na jepnin votat se do të bëjmë këtë dhe pastaj koalicionet jo me programim. Ne vëmë tepsinë.
Duke folur për Reformën në Drejtësi, Rama nyk ngurroi ti quajë banda dhe kriminelë Unionin e Gjyqtarëve dhe Shoqatën e Gjyqtarëve, të cilët kanë ankimuar në Kushtetuese tre nene të ligjit të Vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tepsia-rama-aleatet-jane-merzite-sa-kane-dale-jashte-kontrolli/

Share This Video


Download

  
Report form