Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla në Kamzë. Gjatë bashkëbisedimeve ai theksoi programin ekonomik, ku tatimori nuk do të lejohet të ushtrojë presion ndaj bizneseve
Basha: Më 25 qershor do të përfundosh një herë e mirë nga terrori i tatimorëve. Po u kap tatimor brenda do të shkojë në burg.
Ndërkohë dhe një herë u theksua liria për bizneset.
Qytetarja: Kisha paguar lekët, por nuk kishte ardhura kasa. 500 mijë lekë gjobë.
Basha: Me një gjobë i merr fitimin e një muaji.
Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e fuqisë blerëse si dhe blerja me lista.
Banori: Kriza është e jashtëzakonshme.
Ndaj, ai kërkoi votën në 25 qershor për realizimin e programit ekonomik
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vendos-pullat-fiskale-ne-kamze-nese-hyn-tatimor-burg/