Rama: Bashkia e Delvinës, shembull i keqpërdorimit të administratës

RTV KLAN 2017-07-10

Views 10

Në Sarandë, Kryeministri Edi Rama mori Bashkinë e Delvinës që drejtohet nga Rigels Balili, përfaqësues i LSI dhe kushëri i të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klemend Balili, si shembullin më të mirë të përdorimit të administratës nga partitë politike për interesa partiake e familjare.

Rama tha se me hyrjen në fuqi të Reformës në Drejtësi, ata që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, s?do t?i gëzojnë ato.

Edhe në një takim në Gjirokastër, Rama kërkoi votat për ta ndarë administratën nga klientelizmi.

Më herët, Kryeministri ishte në Nivicë, ku takoi kryetarin e Partisë Demokratike, i cili i premtoi votën për të.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form