Ora News – Rama në Delvinë: Na jepni timonin për të ndërtuar një administratë model

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Delvina, kryeministri Edi Rama i kërkoi qytetarëve timonin ta mbajë i vetëm për të bërë atë që nuk është bërë në 27 vjet. Të krijojë një administratë shtetërore model.
Rama: Me votat e popullit shkojnë edhe i turren tepsisë së pushtetit duke bërë copa administratën. Na ndihmoni dhe më ndihmoni që të bëjmë për Shqipërinë, për ju, për gjithë pa dallim socialistë dhe demokratë, atë që nhuk është bërë në 27 vjet.Të bëjmë një administratë shtetërore model.
Rama tha se gjyqtarët përfituan nga fushata për ta sulmuar reformën në drejtësi në Gjykatën Kushtetuese por Partia Socialiste nuk do t?i ndahet zbatimit të saj.
Rama: I patë ata Unioni i Gjykatësve, vajtën në Gjykatë Kushtetutese si skutha, ne këtej në fushatë ata si skutha në Kushtetuese për të rrëzuar pikën themelore të vettingut. Vettingu tre gjëra ka: E para pasuritë si i ke vënë, nuk e di nëse e patë një prokuror para ca ditësh, 8 shtëpi i kishte. Njeri më me fat në këtë botë, që edhe vjehrra e ka dashur aq shumë sa i ka falur një shtëpi, edhe xhaxhai, edhe një komshi. Këtij njerëzit vetëm shtëpi i falnin. Ky njeri me fat të madh. Do të shkojë tek vettingu dhe do të shpjegojë ku i gjeti këto shtëpi dhe pastaj do kontrollohet ka pasur vjehërr apo jo, e donte vjehrra apo nuk e donte, ka pasur motër në Australi apo nuk ka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-delvine-na-jepni-timonin-per-te-ndertuar-nje-administrate-model/

Share This Video


Download

  
Report form