?Kjo është familja jonë dhe ata që janë jashtë kësaj familje nuk do jenë pranë halleve tuaja nesër.?
Kështu u është drejtuar banoreve të fshatit kufitar të Muriqanit Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili u ka kërkuar votuesve të Anes së Malit që t?i vlerësojnë këto zgjedhje si një kthesë historike për Shkodrën, zhvillimin e saj veçanërisht Anës së Malit, e cila për shkak të mungesës së interesit nga politika është gjithnjë e ekspozuar si ndaj përmbytjeve ashtu dhe vështirësive të mëdha ekonomike të fermerëve.