http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryevepra e Omar Khajm ?Rubairat? u shfaq mbrëmjen e të premtes në ambientet e Pazarit të Korçës. Ideatori Kristian Koroveshi, së bashku me aktorët e mirënjohur Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Dhimitër Orgocka dhe Zamira Kita emocionuan publikun, i cili u njoh më nga afër me kulturën perse. Rubairat e Omar Khajamit është vepra më e njohur letrare e shkruar me 1120. Ajo u përkthye në shqip nga Fan Noli. Mesazhet që përcjell autori pers përmes vargjeve janë paqja dhe dashuria, të cilat u duartrokiten nga publiku korçar.