http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta dy persona që nxirren me forcë nga zyrat e OSHEE në Korçë, dyshohet se janë sekserë që kanë dashur të përfitojnë nga radhët e gjata të krijuara për pagesën e energjisë. Duket se denoncimin e kanë bërë vetë qytetarët që kane qenë në radhë që prej orëve të para të mëngjesit. Ata janë revoltuar nga kalimi i personave të caktuar përmes sekserëve, dhe i kanë kërkuar policisë të ndërhyjë. Ndërkohë qindra persona vazhdojnë të presin para zyrave të OSHEE për të lidhur marrëveshjen e cila u fal atyre 80 perqind të kamatë vonesave. Konsumatorët kërkojnë edhe shtyrjen e afatit që skadon në fund të këtij muaji. Problemi i radhëve të gjata është vënë re pothuajse në të gjitha zyrat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.