“Vjeshtë 2017” zbret edhe në Fier, 2 në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni ?Vjeshte 2017? zbret ne Fier. Pas Elbasanit dhe Vlorës, qyteti i Fierit ka përjetuar kontrolle te shumta te policisë 24 orët e fundit. Qëllimi ka qene bllokimi i automjeteve motorike të trafikuara. Komisariati i Policisë se Fierit ka ngritur pika të shumta kontrolli, duke bërë verifikime të makinave luksoze të cilat dyshohen se janë përfituar nga burime të paligjshme te ardhurash.Gjatë kontrolleve të ushtruara u shoqëruan 16 makina luksoze nga të cilat 1 është e blinduar. Automjetet dyshohen se mund të jenë të trafikuara. Gjatë operacionit jane arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi ata kundërshtuan policinë, teksa agjentët i kishin ndaluar për shkeljet e konstatuara. Gjatë javës, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe trupat RENEA ishin në Elbasan e Vlorë, ku ndaluan dhjetëra persona me shkelje, si dhe të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Aksioni i policisë erdhi pak ditë pasi në Elbasan një person me një makinë të blinduar goditi qëllimisht automjetin e nëndrejtorit të policisë, i cili ndodhej në një aksion bashkë me vartësit e tij.

Share This Video


Download

  
Report form