I pranishëm sot në Kombinat në një takim me banorët e zonës, Kreu i PS-së në Tiranë, Saimir Tahiri, ka sulmuar LSI-në ku u shpreh se disa parti që janë pjesë e koalcionit, nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh, prandaj sipas tij Partia Socialiste do të fitojë e vetme në 25 qershor.
?Çerek shekulli është qeverisur gjithmonë nga koalicioni, por disa parti mbajnë përgjegjësi disa nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh, as për qeverisjen as për shërbimin për asgjë, janë vetëm parti që jetojnë për të qëndruar në pushtet që vijnë me atë që i rrjepin popullit i blejnë votën dhe kthehen në pushtet për të rrjepur prapë.