'Atë e vendos vetëm unë ', Tahiri flet për rikthim në PS, ja si përgjigjet për Ramën Nuk e kuptoj

Report TV 2019-09-21

Views 0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga Gazetarja e Report TV, Klesjan Omeri nëse do të rikthehet në PS, por ai ka thënë se kjo i takon së ardhmes.

"Duhet t'ju shqetësoj tjetër gjë. Nuk e zgjidh dot...me fenomenin dhe sistemin. Sa i takon rikthimit ne politik nuk e di pse e keqkuptoni pse rikthimi është në nje parti, apo ne qeverisje ? Nuk e kam menduar deri tani. Jam duke u përpjekur ti shkoj në fund drejtësisë,. Ate e kam ne dorë vetëm unë nuk e vendos partia. Me lini ti shkoj deri ne fund kësaj historie. Eshtë hisoria e jetës time. " ka përfunduar Tahiri.

Tahiri foli përsëri në lidhje me një rikthim në Partinë Socialiste duke thënë: "Kurioziteti im nuk është fare ky sot, por t'i shkoj kësaj rruge në fund. Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban kur do bëhesh kurban. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë jam i bindur që ka në parlament, në qeveri njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë të flasin po nuk i thanë çfarë t'i thonë. Kam njohur burra që janë të lirë në burg, të mendojnë të flasin. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo. Dhe shuajeni kuriozitetin tuaj me të ardhmen time në politikë, unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Mua më intereson drejtësia. Dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë, nuk më interesojnë, më intereson drejtësia."

Ish ministri u pyet edhe nëse kishte marrë ndonjë mesazh nga kolegët por ai ka thënë se ka një komunikm normal.

Share This Video


Download

  
Report form