Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ankimimi për tre ligje të reformës në drejtësi do të diskutohen në dhomën e këshillimit të Gjykatës Kushtetuese. Ora News mëson se palëve u është lënë afat të paraqesin deri në datën 23 qershor pretendimet e tyre. Ndër të tjera kërkohet që gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos u hetohet pasuria në rast se dorëhiqen nga detyra, në çfarëdo kohë që kryejnë këtë veprim. Në ligj parashikohet përjashtimi nga hetimi për personat që largohen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Pasi ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e shoqatës dhe Unionit të Gjyqtareve, që kanë ankimuar disa nene të ligjit për vetingun, statusin e gjyqtarëve dhe organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese u ka lënë kohë palëve të interesuara që deri në 23 qershor të sjellin pretendimet e tyre.
Pas kësaj date trupa gjyqësore me relator, Fatos Lulon, do të caktojë edhe ditën ku do ta marrë ne shqyrtim në dhomë këshillimi vetëm në bazë dokumentash, kërkesën e gjyqtarëve.
Të kontaktuar nga Ora News perfaqësues të shoqates së gjyqtarve por edhe avokati Alban Alimema, i cili ka paraqitur ankimimin ne gjykatë, shprehen se këto çështje nuk janë trajtuar më parë nga Gjykata Kushtetuese.
Një ndër pikat e kërkuara për shfuqizim është dhe përjashtimi nga kontrolli i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që japin dorëheqjen në çdo kohë dhe jo vetëm 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kundershtojne-vettingun-gjyqtaret-mbrojne-pasurine-sduan-hetim/