Tiranë -
Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet penale ndaj ish minsitrit të Financave Ridvan Bode për fshehje të pasurisë, mos deklarim dhe deklarim të rremë. Me anë të një njoftimi zyrtar Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ajo ka regjistruar procedim penal ndaj ish ministrit pas kallëzimit të bërë disa ditë më parë nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive.
Sipas kallëzimit të kryer nga ky inspektoriat, Ridvan Bode nuk ka pranuar të japë shpjegime dhe ka refuzuar të paraqitet përpara këtij institucioni. ILDKP në bazë të hetimit administrative që I kishte bërë deklaratave të pasurisë s ëish minsitrit Bode kishte arritur në konkluzionin se kishte fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë të saj. Sipas dyshimeve të ILDKP-së vlera e pasurisë së fshehur mund të arrijë në disa milionë lekë.
Televizioni "Albanian Screen" kohë më parë publikoi disa kronika investigative ku tregoheshin mospërputhje matematikore në deklarat e pasurisë së ish minsitrit të financave, mospërputhje që duket se kërkonin të fshihnin mënyrën se si ish ministri kishte rritur të ardhurat e tij. Televizioni Albanian Screen i kërkoi ILDKP që të niste një hetim administrativ për të verifikuar dyshimet e publikuara. Pas kallëzimit të ILDKP në prokurori ndaj ish minsitri erdhi edhe reagimi i tij. Bode kallëzoi ILDKP në prokurori për shpifje pasi sipas tij ai nuk kishte kryer asnjë fshjehje dhe asnje deklarim të rremë.