TIRANË-Deputeti Tom Doshi thirret në Prokurorinë e Përgjithshme ku pritet t?i komunikohet akuza për deklarim të rremë pasurie.
Doshi mbërriti rreth orës 10:35 minuta në Prokurori.
Ai është thirrur për t?i njoftuar akuzën e dërgimit në gjyq nga prokurori Adnand Xholi për mosdeklarim pasurie.
Doshi akuzohet se nuk ka deklaruar 3 automjete dhe disa llogari bankare. Çështja hetimore ndaj tij ka nisur prej dy vjetësh pas kallëzimit të bërë nga ILDKP.
Doshi nuk ka kursyer buzëqeshjen teksa i drejtohej hyrjes së godinës së Prokurorisë.
Kurse ne dalje, 2 ore pas deshmise ne organet e akuzes, si Doshi dhe avokati dhane nga nje deklarate per mediat