Report TV - Salianji në Prokurori për “Babalen”, akuzohet për kallëzim të rremë

Report TV 2018-10-12

Views 0

TIRANE-Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen ?Babale?. Ai do të pyetet si person nën hetim në lidhje me audio- përgjimin që trazoi politikën shqiptare prej muajit maj të këtij viti, por që duket se po rezulton mashtrim. 

Salianji është futur i vetëm, pa avokat te Krimet e Rënda, ndërsa prej orës 09:30 po merret në pyetje nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani. Ai është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Albert Veliu akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun. Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audio-përgjim nuk ishte i Agron Xhafës.

Report Tv publikoi pak ditë më parë edhe pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Share This Video


Download

  
Report form